Ndryshe prej herave tjera, këtë vit në mënyrë simbolike është shënuar 5 nëntori dita e shkollës”Muharrrem Kadriu” në Tërnoc, përshkak të situatës pandemke nëpër të cilën po kalon e tërë bota.
Fillimisht u vënë kurora lulesh pranë lapidarit e më pas varrit të Muharrem Kadriut emrin e të cilit e mbanë shkolla e Tërnocit .
Ndërkohë është zbuluar pllaka e cila është vendosur për nder të kontributit dhe donacionit që ka dhënë në kë këtë shkollë Tërnovcasi Bajram Kumova me familjen e tij të cilët jetojnë dhe veprojnë në Turqi.
Në shënimn e ditës së shkollës kanë marrë pjesë musafir nga Turqia, Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar Ragmi Mustafa, Kryetari i Bujanocit Nagip Arifi, musafir nga qyteti i Pejës nga shkolla filllore Smajl Hajdaraj me të cilën që prej vitesh është vëllezëruar shkolla e Tërnocit.
Më pas janë ndarë mirënjohje,për punëtorët me 30 vite përvoj pune, për punëtorët të cilët këtë vit do të kalojnë në pension dhe mirënjohje të tjera ku mund të shihni në videon e më poshtme./Lugina Press/






























