Home Aktuale Në shtator, rrethi i dytë i pranimit të studentëve në fakultetet e...

Në shtator, rrethi i dytë i pranimit të studentëve në fakultetet e Medvegjës

679
0
SHARE

Medvegjë 25 gusht – Fakulteti ekonomik i Universitetit të Nishit ka shpallë konkurs për pranim të studentëve të rinj në Medvegjë në rrethin e dytë të regjistrimit për vitin akademik 2014/2015. Në njësinë e shkollës së lartë në Medvegjë, në programin studimor Menaxhimi afarist kanë mbetur edhe 35 vende të lira për studentë të cilët do të financojnë vetë shkollimin pasiqë kuota për financim nga buxheti është plotësuar në rrethin e parë. Paraqitja e kandidatëve do të bëhet me datat 1 dhe 2 shtator ndërsa provimi pranues do të mbahet me 4 shtator, në ora 10 në hapësirat e fakultetit në Medvegjë.

Edhe Fakulteti juridik i Universitetit të Nishit, njësia e shkollës së lartë në Medvegjë ka shpallë konkurs për pranim të studentëve të rinj në rrethin e dytë të regjistrimit për vitin akademik 2014/2015. Në këtë fakultet kanë mbetur edhe 4 vende të lira për financim nga buxheti i shtetit dhe 35 vende të lira për studentë të cilët studimet do të financojnë vetë. Paraqitja e kandidatëve do të bëhet me 1 dhe 2 shtator ndrësa provimi pranues do të mbahet me 4 shtator, filluar nga ora 9 në hapësirat e fakultetit në Medvegjë.

konkurs_fakecc

Ju rikujtojmë se në rrethin e parë të regjistrimit në Fakultetin ekonomik provimit pranues i janë nënshtuar 32 kandidatë prej së cilëve 5 shqiptarë, ndërsa në Fakultetin juridik provimit pranues i janë nënshtruar 26 kandidatë prej së cilëve 2 shqiptarë. Pagesa e shkollimit për studentët të cilët do të financohen vetë është 80.000 dinarë në vit. (mepress/LuginaPress)