Home Aktuale Në Serbi sot zgjedhjet e parakohshme parlamentare

Në Serbi sot zgjedhjet e parakohshme parlamentare

806
0
SHARE

Në Serbi  sot po  mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare.Vendvotimet janë hapur  në orën 7:00 të mëngjesit ndërsa do të mbyllen në orën 20:00 në mbrëmje.

Në mbi 8.500 vendvotime6.767.324 qyetetar me të drejtë vote do të kenë mundësinë të gjedhin 250 deputetët e përbërjes së re të parlamentit të Serbisë raporton LuginaPress.

Qytetarët në zgjedhjet parlamentare të Serbisë mund të zgjedhin njërën nga këto  19 lista zgjedhore edhe ate:  

  1.  “E Ardhmja në të cilën besojmë – Aleksandar Vuçiq”,
  2. Koalicionin rreth Partisë Socialiste Serbe – Ivica Daçiq,
  3. Partia Demokratike Serbe – Vojisllav Koshtunica,
  4. Koalicioni rreth Partisë Liberal Demokratike të Çedomir Jovanoviqit,
  5. “Koalicioni i hungarezëve të Vojvodinës – Ishtvan Pastor”,
  6. Partia Radikale Serbe – Dr. Vojisllav Sheshel,
  7. Regjionet e Bashkuara të Serbisë – Mllagjan Dinkiq,
  8. “Me Partinë Demokratike për Serbi Demokratike”,
  9. “Dveri” – Boshko Obradoviq,
  10. “SDA Sanxhak”-dr. Sulejman Uglanin,
  11. Koalicioni rreth Partisë së Re Demokratike të Boris Tadiq,
  12. “Serbia e tretë – për të gjithë njerësit e vyeshëm”,
  13. Partia Malazeze – Josip Broz,
  14.  “Lista e bashkësive kombëtare –BDZ-MPSZ-DZH-MRM-MEP-Emir Elfiq,
  15. “Mjaft ishte – Sasha Radulloviq”,
  16. “Koalicioni i qytetarëve i të gjithë popujve dhe kombësive (RDS-SDS)”,
  17. Grupi qytetarë “Fronti i patriotëve – Dr. Borisllav Pelleviq”,
  18. Partia Ruse – Sllobodan Nikolliq si dhe
  19. Partia për Veprim Demokratik – Riza Halimi.

 Ndërkaq në  në Luginë të Preshevës kanë të drejtë vote kanë   86.378 qytetarë. Në  komunën Bujanocit të drejtë vote kanë  40.607 votues, në Preshevë 35.743, ndërkaq në Medvegjë 10.028 qytetar.  Qytetarët që janë në regjistrin zgjedhor  votimin mund ta bëjnë përmes letërnjoftimit apo pasaportës por dhe me  patentë shofer.

Në Luginë qytetarët do të mund ta shfrytëzojnë të drejtën e votës në 128 vendvotime. Në komunën e Bujanocit vendvotime , në Preshevë  38 kurse në në komunë të Medvegjës 35  vendotime .

Zgjedhjet   po  monitorohen nga organizata ndërkombëtare dhe ato  vendore.Nga  organizata   ndërkombëtare prinë  OSBE, ndërsa nga vendoret vëzhgues më tepër do të ketë CESID.

 Analistët thonë se Partia Progresiste Serbe dhe udhëheqësi i saj Aleksandar Vuçiç mund të fitojnë shumicën absolute në parlamentin prej 250 vendesh.

Sondazhet parazgjedhore tregojnë se kjo  parti mund të fitojë së paku 40 për qind të votave, përballë pothuajse asnjë sfide nga opozita e përçarë liberale.

Vuçiç, ish aleat i vijës së ashpër nacionaliste të Sllobodan Millosheviçit, ka qenë zëvendës kryeministër në qeverinë e koalicionit, megjithë popullaritetin e partisë së tij.  Në vend të dytë vijnë socialistët, kreu i të cilëve Ivica Daçiç është Kryeministri i tanishëm.

Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare Serbe merrë pjesë vetëm një parti shqiptare nga rajoni i Luginës së Preshevës. Partia për Veprim Demokratik i kryesuar nga  Riza Halimi. Ndërsa, partitë e tjera kanë   bojkotuar  këto  zgjedhjeve.  (LuginaPress)

LEAVE A REPLY