Home Aktuale Në Preshevë ndalohen 98 kg duhan i paketuar në kese

Në Preshevë ndalohen 98 kg duhan i paketuar në kese

585
0
SHARE

Doganierët në natën ndërmjet 3 dhe 4 janarit në stacionin hekurudhor të Preshevës kanë ndaluar tentimin e trafikimit të 98 kilogram duhanit në Serbi, njofton dogana.

Duhani i paketuar në 98 qese najloni me peshë prej 1 kilogram, doganierët e kishin gjetur gjatë kontrollimit të detajuar të trenit që po udhëtonte në relacionin Selanik – Beograd.

Duhani ishte fshehur në tavanin e kupesë së terenit. Askush nga udhëtarët nuk ishte lajmruar si pronar i mallit, ajo është mbajtur përkohësisht.