Home Aktuale Në Bujanoc hapet zyra e odës ekonomike të Leskocit(Video+foto)

Në Bujanoc hapet zyra e odës ekonomike të Leskocit(Video+foto)

217
0
SHARE

 Në shtëpinë e kulturës në Bujanoc  në mënyrë solemne  sot është hapur zyra e Odës Ekonomike Regjionale të Leskocit (OERL) zyrë kjo e cila do të jetë  ndërlidhëse për bizneset e këtij rajoni.

OLYMPUS DIGITAL CAMERA

 Në  ceremoninë e hapjes  së  zyrës morën pjesë përfaqësues nga Oda  ekonomikeregjionale të Leskocit,   (OERL),  dhe përfaqësuesit e pushtetit lokal të Bujanocit në krye me kryetarin Nagip Arifi.

 Me këtë rastGoran Joviq, kryetar i Odës Ekonomike Regjionale të Leskocit, që përshinë Rrethin e Jabllanicës dhe Pçinjës, theksoi   se me hapjes e zyrës në Bujanoc  po shtrijmë rrjetin e OERL-it  e cila  ka për qëllim  ti ndimoj   bizneset lokale.

   Joviq tha se ne jemi jemi marr veshë me kryetarin Arifi që të fillojmë disa projekte të përbashkëta kështu që shpresojë se së bashku do të kontribuojmë në zhvillimin e këtij vendi  ndërsa aktiviteti i parë i kësaj zyre do të jetë panairi i bujqësisë i cili do të mbahet më 9 Maj të këtij viti.

 Ndërkaq  kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi theksoi se hapja e zyrës ka për qëllim që të gjithë ata që merren me zhvillim ekonomik të kenë një bashkëpunim ngase ekonomia nuk njeh kufij, nuk ka barriera.

 

Me këtë rast foli dhe  drejtori gjeneral i fabrikës “Simpo”, Sllagjan Disiq i cili theksoi  se  shpresoj se me hapjen e kësaj zyre do të krijohet një urë lidhëse në mes të njerëzve.

OLYMPUS DIGITAL CAMERA

 Oda Ekonomike Regjionale   në Leskoc përfshinë komunat të cilat janë pjesë të Rrethi të Pçinjës dhe Jabllanicës, kutu  bëjnë pjesë edhe  komuna e Bujanocit, Preshevës, Medvegjës, Vranjës, Vlladicki Hanit  etj.Ndërkaq ky institucion vepron qe 45 vite.Ndërkaq gjatë ditës së sotme ajo rrjetin e saj e ka shtrirë edhe në Bujanoc me hpjen e zyrës së saj dhe me përfaqësuesin nga komuna e Bujanocit, Blerim Kamberi./Lugina Press/

      .