Home Aktuale Nagip Tashi do të hap ekspozitë në KultPlus Caffe Gallery

Nagip Tashi do të hap ekspozitë në KultPlus Caffe Gallery

922
0
SHARE

 Nagip Tashi do të marrë pjesë me një ekspozitë personale me punimet e tij  në ambientet e KultPlus Caffe Gallery në Prishtinë.

Në  ambientet e KultPlus Caffe Gallery në Prishtinë, artisti Nagip Tashi,   do të  hap ekspozitën e tij me punimet e tij të veçanta nga të tjerët.

Nagip Tashi është nga Tërnoci i Bujanocit, me profesion zdrukthëtar dhe  është një artist i veçantë dhe shumë specifik.

Tashi në   KultPlus Caffe Gallery, në  ekspozitën  para publikut artdashës do  të shpalosë   pasionin dhe botën artistike të tij.

Për hapjen e ekspozitës e ka bërë të ditur vet  Nagip Tashi në profilin e tij në facebook .

Ndërkaq KultPlus Caffe Gallery,  është vendi i cili mbledh rreth vetes artistë nga fushat më të ndryshme të artit dhe i shpalos krijimtaritë e tyre artistike./Lugina Press/