Home Aktuale Nafta në Serbi ndër më të shtrenjtat në regjion, Maqedonia më e...

Nafta në Serbi ndër më të shtrenjtat në regjion, Maqedonia më e lira! Ja dallimi!

789
0
SHARE

Deri sa çmimet e naftës në tregun botërorë po bien, çmimet e derivateve në Serbi ndryshojnë shumë ngadalë.

Çmimi aktual mesatar i naftës në Serbi momentalisht sillet rreth 129.8 dinarë apo 1.05 euro, i benzinës rreth 128.8 dinarë, apo rreth një dinarë më pak se para një jave.

Maqedonia momentalisht ka çmimin më të ulët të naftës në regjion, 42.5 denarë apo 69 centë.

Dallimi në mes të Serbisë dhe Maqedonisë në litër naftë është 37 cent apo 45 dinarë!

Nëse një veturë posedon një rezervar mesatarisht prej 55 litrash, atherë mbushja e plotë me naftë në Maqedoni do të ju kushtoj 2338 denarë apo 38 euro, ndërsa i njejti në Serbi do të paguaj 7139 dinarë apo 58 euro apo një dallim prej 20 euro në vetëm një rezervar me naftë!

Edhe në Kosovë janë çmimet më të ulëta se në Serbi, por më të larta se në Maqedoni.

“Kosova me çmim është më e lira në regjion përveç Maqedonisë. Diselin e ka më të lirë shkaku akcizës të cilën e ka 0.20 cent më të lirë, ndërsa benzinën e ka më të shtrenjtë se Kosova. Qytetarët e Kosovës furnizohen me çmim më të lirë në regjion”, ka thënë Berjani, kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës.