Home Aktuale Musliu priti profesorët nga Universiteti i Shkupit

Musliu priti profesorët nga Universiteti i Shkupit

561
0
SHARE

Në selinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH), kryetari Jonuz Musliu, u takua me Dr. Zeqirja Neziri dhe Dr. Qani Mehmeti professor nga Universiteti i Shkupit Departamenti i Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe.
Profesor Neziri dhe Mehmeti e uruan kryetarin Musliu për zgjedhjen në krye të KKSH-së duke theksuar se ruajtja, mbrojtja dhe avancimi i kulturës dhe gjuhës shqipe është e rëndësishëm për shqiptarët e Luginës së Preshevës.
Kryetari Musliu e falenderoi për vizitën që po i bënë Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe se është shumë e rëndësishme të bashkëveprojmë që edhe më tej këto lidhje t`i forcojmë dhe avancojmë përmes bashkëpunimit konkret e që për qëllim avancimin e kulturës dhe gjuhës shqipe në Luginën e Preshevës.