Home LAJME Mourinho: S’kam shpresa për titull

Mourinho: S’kam shpresa për titull

1097
0
SHARE

 

Menaxheri i Chelseat, Jose Mourinho, beson se disfata e ekipit të tij ndaj Crystal Palace e lë atë pa asnjë gjasë për ta fituar titullin këtë sezon.

Një autogol nga John Terry bëri që Blutë të pësojnë disfatë minimale në udhëtim, teksa Mourinho tani nuk duket më optimist për titull.

“Mendoj se tani ne kemi humbur çdo gjasë për të përfunduar në vendin e parë. Tani varemi nga rezultatet tjera”.

“Ne humbëm tri pikë, ne humbëm ndaj një ekipi që ishte më i mirë se ne në aspektin e shpirtit dhe mentalitetit. Ne duhet të fajësojmë vetëm veten”.

“Mendoj se ata merituan fitoren. Ne patëm raste të mira. Portieri i tyre bëri intervenime të mira. Ne kemi pasur rastet më të mira në pjesën e dytë. Por shpirti i tyre, dëshira dhe përkushtimi ishte më i madh. Për shkak të shpirtit, ata merituan të fitojnë”, ka deklaruar Mourinho.