Home Aktuale Ministrave të Republikës së Kosovës i ndalohet vizita në Luginë

Ministrave të Republikës së Kosovës i ndalohet vizita në Luginë

769
0
SHARE

Ministrat  e  Republikës  së  Kosovës nuk janë lejuar  nga autoritetet serbe për të vizituar Luginën e Preshevës  që ishte paraprë për sot dhe nesër.

Ministrat e  Qeverisë së Republikës së Kosovës   kishin paralajmëruar vizitën e tyre më 27 dhe 28 nëntor në Luginë të Preshevës.

Për sot kishin planifuar të viztojnë Medvgjën e Bujanocin ndërsa nesër Preshevën

Pjesë e delegacionit të Qeverisë së Kosovës ishin: Liburn Aliu-ministër i infrastrukturës, Arbërie Nagavci-ministre e arsimit, Hekuran Murati-ministër i finacave, Hajrullah Çeku-ministër i kulturës dhe Jetish Jashari-shef i zyres ndërlidhëse të Kosovës në Beograd.