Home Aktuale Mërgimtarët, vetëm me letërnjoftim edhe në Serbi

Mërgimtarët, vetëm me letërnjoftim edhe në Serbi

1198
0
SHARE

Në bazë të marrëveshjes dypalëshe mes delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, të gjithë bashkatdhetarët që udhëtojnë për në Kosovë, e të cilët kanë dokumente të Republikës së Kosovës, mund të udhëtojnë transit nëpër Republikën e Serbisë.

“Pas pyetjeve të shumta që janë adresuar kohët e fundit në Ministrinë e Diasporës, njoftojmë se, në bazë të marrëveshjes dypalëshe mes delegacioneve të Republikës së Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, si dhe në bazë të informatave nga Policia e Republikës së Kosovës, të gjithë bashkatdhetarët tanë, të cilët posedojnë dokumente të Republikës së Kosovës (letërnjoftim i lëshuar nga Ministria e Punëve të Brendshme apo ekstrakt/certifikatë të lindjes për personat e mitur), mund të udhëtojnë transit nëpër Republikën e Serbisë duke i përdorur ato, vetëm në dy pika të kalimit kufitar, dhe atë në HORGOSH (Republika e Hungarisë) dhe BATROVCI (Republika e Kroacisë)”, është thënë në njoftimin e Ministrisë së Diasporës. Sipas Ministrisë së Diasporës, kjo mbështetet në bazë të Marrëveshjes për Lëvizjen e Lirë e arritur më 2 korrik 2011 në dialogun teknik të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë, si dhe konkluzionet operacionale për zbatimin e kësaj marrëveshje të datës 29 nëntor 2011 në pikën 9. “Në të gjitha vendkalimet e tjera kufitare, sikurse ai në KELEBIJA, i cili përdoret më së tepërmi nga diaspora jonë, mund të udhëtohet duke prezantuar dokumente valide të udhëtimit (pasaportë) të lëshuar nga shteti ku jetojnë”, është thënë në njoftimin e Ministrisë së Diasporës./LuginaPress.com/

LEAVE A REPLY