Home Aktuale Me shfaqen e filmit “Nëntor i Ftohtë” fillon Java e Filmit...

Me shfaqen e filmit “Nëntor i Ftohtë” fillon Java e Filmit të Kosovës në Bujanoc

895
0
SHARE

Me shfaqen e filmit  “Nëntori i Ftohtë” të regjisorit Ismet Sijarina dhe producentit  Fatmir Spahiu në shtëpinë e kulturës në Bujanoc ka filluar Java e Filmit të Kosovës.

 

    Qendra Kinematografike e Kosovës në bashkëpunim me Shtëpinë e Kulturës në Bujanoc, Këshillin Kombëtar Shqiptarë dhe Komunën e Bujanocit  nga data 10 deri më 15 dhjetor kanë  organizuar  Javën e Filmit të Kosovës në Bujanoc.

Java e Filmit të Kosovës ka filluar me shfaqen e filmit   “Nëntor i Ftohtë” të  regjisorit Ismet Sijarina dhe producentit  Fatmir Spahiu.

Drejtori i Qendër Kinematografike të Kosovës (QKK) Arben Zharku shprehi kënqësinë e tij që disa filma të Kosovës po shfaqen në Bujanoc.

”  Ne kemi shpreh shum vullnet pas interesimit të shtëpisë së kulturës dhe Këshillit Kombëtar Shqiptar për me organizu një javë të filmit këtu.Për gjatë javës keni mundësi me i pa pesë filma të mrekullueshëm  që janë duke u shfaqur nëpër festivale të ndryshme ndëkombëtare.Në asnjë mënyre ne nuk e  anashkalojmë edhe Bujanocin në këtë rast  se shuimca e filmave vetëm sa kanë filluar në qendrat botërore disa prej tyre nuk jan shfaqur edhe në Prishtrinë, mirëpo ne me kënaqësi më të madhe  këto filma do ti shfaqim  këtu është shprehur Arben Zharku Drejtori i Qendër Kinematografike të Kosovës.

Fatmir Spahiu aktor dhe producent i filmit Nëntori  i Ftoftë , tha se sonte keni me pa një film të mrekullueshëm.

“Unë jam  producennt dhe kam një rrol të vogël në film.Filmi trajton një periudhë interesant për neve shqiptarëve dhe besoj që sidomos ju që jeni 30 e më lartë do të identifikoheni  me rrëfimin e filmit tonë e ju që jeni 30 e më poshtë do të shihni se si themi prindërit apo shqiptarët të cilët kanë jetu në vitet e 90-ta si janë trajtue çfar ka ndodhë ka thënë mes tjerash Fatmir Spahiu.

Para të prnishmeve foli dhe drejtori i shtëpisë së kulturës Jetmir Ismaili e Ragmi Mustafa, Kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar.

Java e filmit   të Kosovës është bërë me iniciativën e Nagip Tashit, ndërkaq financiaroisht është përkrahur edhe ng Sh.K.M.T Jehona në Zvicër.

Java e filmit   do të vazhdoj me “Home Sëeet Home” nga Faton Bajraktari, “Tri Dritare dhe Një Varje” nga Isa Qosja, “T’padashtun” nga Edon Rizvanolli, dhe “Një Tregim Prishtine” nga Burbuqe Berisha.Filmat do të shfaqen në Shtëpinë e Kulturës çdo ditë në 17:00./Lugina Press/