Home Aktuale Maqedoni, sot zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale

Maqedoni, sot zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale

712
0
SHARE

Në Maqedoni sot po mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale.

Qytetarët do të japin votën njëkohësisht edhe për zgjedhjen e presidentit por edhe zgjedhjen e deputetëve.

Këto janë zgjedhjet e pesta presidenciale pas pavarësisë së vendit, ku në balotazh janë dy kandidatët për president Gjorgje Ivanov nga VMRO-DPMNE dhe Stevo Pendarovski nga LSDM.

Në garën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare janë 14 lista konkurruese prej të cilave  5 koalicione dhe 9 parti politike të maqedonasve dhe shqiptarëve, që po garojnë për 123 vende deputetësh në Parlamentin e Vendit. Tre deputetë do të zgjidhen nga diaspora, e cila dje votoi nëpër përfaqësitë diplomatike në tre zonat zgjedhore Evropë, SHBA – Kanada dhe Australi.

Sipas Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, të drejtën e votës e kanë mbi 1,7 milionë votues, që do të votojnë në 3480 vendvotime në tërë vendin.

Kutitë e votimit janë hapur nga ora 07.00 e mëngjesit, ndërsa do të mbyllen në ora 19.00.

Zgjedhjet do të vëzhgohen nga një numër i madh vëzhguesish vendor dhe ndërkombëtar.

Sipas KSHZ-së zyrtarisht janë të akredituar 9.952 vëzhgues vendor dhe 550 vëzhgues të huaj, me numër më të madh OSBE/ODIHR si dhe 283 përkthyes.

Zgjedhjet po ndiqen me interes të madh edhe nga mediat e huaja, të cilat kanë akredituar gazetarët edhe ekipet e tyre televizive.(INA)