Kryetari i Gjilanit dhe një nga figurat kryesore të LDK-së, Lutfi Haziri në mënyrë pothuajse të papritur ka hapur një front jo edhe aq të lehtë lufte kundër PDK-së.
Nëse shihen tonet e komunikatave të degës së PDK-së në Gjilan atëherë del mëse e qartë që kjo parti pas humbjes së pozitës së të parit në “kryeqytetin” e Anamoravës s’ka dyshim që kjo parti don edhe shumë kohë për të marrë veten nga fiaskoja që pësoi në zgjedhjet e fundit si lokale ashtu edhe parlamentare. Prandaj është për t’u çuditur pse Luta sërish ka hapur këtë “front” me të njejtat tema dhe argumente që tashmë dihen e njihen prej më shumë se një viti kur ai mori karrigën e të parit të Gjilanit.
Por duket që është vet Lutfi Haziri ai që ka hapur këtë “kanal” të ri komunikimi me gjuhë brutale kundër PDK-së jo vetëm në Gjilan por para së gjithash në Prishtinë. LDK-ja e cila është në prag të zgjedhjeve të brendshme është më tepër se e varur nga vota e Anamoravës në të cilën pos Gjilanit hyn edhe Kamenica por edhe rajone tjera të Kosovës në dhe me të cilat Lutfi Haziri ka komunikim shumë të rregullt dhe mbase më të fortë sesa edhe vet kryetari i LDK-së, Isa Mustafa. Ky i fundit me hapin e djeshëm kur priti familjarët e të vrarëve të LDK-së pas luftës në Kosovoë duket që don të shkojë në numër të sigurtë në mënyrë që në Kuvendin zgjedhor të merr votën e krahut të të pakënaqurve.
Siç Gazeta Blic mëson nga burimet e saj në LDK Isa Mustafa ende nuk ka një marrëveshje me Lutfi Hazirin për votën e anamoravës në zgjedhjet partiake sepse “është stili i Isës që gjërat për vete t’i bën vet”, i ka thënë ky burim kësaj Gazete.
Kjo ka bërë që Luta të fillojë menjëherë të hap front kundër PDK-së në mënyrë të që shefit të partisë dhe Kryetarit të LDK-së t’i jap sinjalin e qartë që nëse nuk do të arrijë një marrëveshje me të- nuk do ta ketë edhe aq të lehtë: qoftë të qeverisë me PDK-në ashtu edhe ta ketë të sigurtë votën në Kuvendin Zgjedhor të LDK-së. “Luta ka vendosur ta sfidojë Mustafën- në të dy frontet- duke e ngacmuar PDK-në por edhe duke ia bërë të qartë Mustafës që nuk e ka krejt të sigurtë pozitën e të parit të LDK-së”, ka thënë burim i besueshëm i LDK-së.






