Kryesia e Lidhjes së Mërgimtarëve të Tërnocit(LMT) në Zvicër, kanë pritur në një takim kryetarin e Bashkësisë Lokale të Tërnocit Agim Halitin.
Kryetari i Bashkësisë Lokale të Tërnocit, Agim Haliti gjatë një vizite që kishte në shtetin Zviceran pati një takim me kryesinë dhe disa nga anëtarët e LMT-së së Tërnocit në Zvicër.
Me këtë rast Kryetari i BL-së së Tërnocit Agim Haliti në një prononcim për Lugina Press ka thënë se ishte një takim i ngrohtë vëllezërorë në të cilin shkëmbyem mendime rreth bashkëpunimit të deritanishëm por dhe për të ardhmen.
Haliti në takim po ashtu ka falënderuar LMT-në për kontributin e dhënë ndaj Tërnocit dhe rrethinës në kohërat më të vështira.
Në takim LMT ka nderuar me mirënjohje kryetarin e BL-së Agim Haliti për bashkëpunimin e parezervë dhe kontributin e tij në Tërnoc.
LMT është një shoqat e cila tubon një numër të madhë të mërgimtarëve të Tërnocit në Zvicër./Lugina Press/









