Home Aktuale LDK “hap dyert” për koalicion me PDK-në

LDK “hap dyert” për koalicion me PDK-në

809
0
SHARE

Lidhja Demokratike e Kosovës po jep sinjale se mund të hyjë në koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës.

Kështu ka deklaruar nënkryetari i LDK-së, Haki Rugova, në një prononcim për Politiko.net.

“Nuk jemi të mbyllur për asnjë lloj bisede, me askënd. Do ta shohim se çfarë do veprojmë më tutje”, ka deklaruar ai.

Nënkryetari i LDK-së thotë se vendimi për hapat e ardhshëm të kësaj partie do të merret nesër, në takimin e Këshillit të Përgjithshëm.

Ndryshe, pas përfundimit të takimit të kryetarëve të degëve të LDK-së, kryetari i Degës së Deçanit, Armend Zemaj, ka thënë se Isa Mustafa duhet ta udhëheq qeverinë, pasi “LDK është më e fortë në udhëheqje”.