Home LAJME LDK: Fisnik Ismajli e Vetëvendosje e montuan videon kundër djalit të Isa...

LDK: Fisnik Ismajli e Vetëvendosje e montuan videon kundër djalit të Isa Mustafës (Video)

1184
0
SHARE

Për një video që ishte lëshuar në kohë fushate në zgjedhjet e fundit lokale e ku dukej që djali i Isa Mustafës po jepte mito për vota për babanë e tij, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mendon që e di se kush e ka bërë. Ata po thonë se është montazh.

Arben Gashi, deputet i LDK’së ka thënë në RrokumTV se kjo video është bërë në zyrën Fisnik Ismajlit. Ismajli në këtë debat e ka mohuar këtë gjë.

Arben Gashi në një prononcim për Express thotë se me sa di në hetimet që Prokuroria e Shtetit po i bënë në këtë rast, askush ende nuk e ka përmendur këtë gjë që ai e ka thënë në debat.