Një histori reale mbi atë se si punojnë kinezët dhe në çfarë kushte, e tregon më mirë një raport i Dailymail nëpër foto.
Në to shihen punëtorët kinez të cilët pas punës flenë poshtë makinave që të nesërmen të jenë në vendin e punës sa të zbardh dita.
Komiteti për të drejtat e njeriut dhe të punëtorëve ka vlerësuar se këto punëtorë paguhen jo më shumë se 150$ për muaj.
Ndërsa më të varfër paraqiten punëtorët e fabrikave të lojërave, treg ky që mbulohet me mbi 75% nga kinezët. Atje janë mbi 8000 kompani të mëdha me mbi 3.5 milion punëtorë.







