Home Aktuale Kryetari Kamberi merr pjesë në Konferencën “Paqe e Drejtë, Paqe e...

Kryetari Kamberi merr pjesë në Konferencën “Paqe e Drejtë, Paqe e Qëndrueshme” në Prishtinë

782
0
SHARE

 Gjatë ditës së sotme është mbajtur konferenca “Paqe e drejtë, paqe e qëndrueshme”, ku pjesëmarrës ishin ish presidentët nga Shqipëria dhe Kosova, Alfred Moisiu dhe Fatmir Sejdiu, si dhe ish Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi.

14650067_815272408612707_7430464798269811238_n

Në konferencë pjesëmarrës ishte edhe kryetari i komunës së Bujanocit Shaip Kamberi,

Gjatë fjalimeve të tyre ata bën apel për paqe dhe stabilitet në rajon, njofton Klan Kosova.

Moisiu faktorin e paqes ndër shqiptare dhe në rajon e vlerësoi si një element thelbësor për zhvillim dhe avancim të mëtutjeshëm.

“Sundimi i ligjit dhe paqja ndërfetare duhet të jetë ajo çka duhet të fokusohen shqiptarët” ka thënë Moisiu.

Në lidhje me gjuhën e cila përdoren aktualisht në kuvende, ish presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, bëri apel për debat sa më paqësor.

“Gjuha dhe elokuenca është elementi më i fortë që çon në zgjidhje të drejtë paqësore, për të fuqizuar një paqe të drejtë” deklaroi Sejdiu.

Ndërsa, ish kryekuvendari Jakup Krasniqi, theksoi që Serbia ende po vazhdon retorikën e mëhershme të kërcënimit të paqes dhe stabilitetit në rajon.

Ndër të tjera, si një ish pjesëmarrës i luftës në UÇK , Jakupi tha që luftën nuk e zgjedh askush si opsion, por i përgjigjet asaj kur nxitet nga dikush tjetër me qëllim të garantimit të paqes.