Me rastin e tetë vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës, kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi iu ka drejtuar me një telegram urimi institucioneve të vendit dhe popullit shqiptarë, përmes të cilit uronë që Kosova sa më parë të jetë pjesë e BE-së dhe e integruar në NATO.
Urimi i plotë:
E nderuara presidente e Republikës së Kosovës znj. Atifete Jahjaga, i nderuari kryeministër z. Isa Mustafa, i nderuari kryeparlamenatrë z. Kadri Veseli
Kam nderin e veçantë që në emër të Komunës së Bujanocit dhe në emrin tim personal, t’ju uroj për 8 vjetorin e shpalljes së pavarësisë të Republikës së Kosovës. “Duke përkujtuar 8 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, ne në Luginë të Preshevës përkujtojmë përpjekjet e të gjitha brezave për këtë Kosovë të lirë e sovrane. Uroj që Kosova si shtet i pavarur dhe sovran të anëtarësohet sa më shpejt në NATO dhe Bashkimin Europian, gjë që do të forconte demokracinë dhe paqën jo vetëm në rajon por edhe më gjerë që edhe shqiptarët e Luginës së Preshevës do ta kenë një mbështetje edhe më të madhe nga Qeveria e R. Kosovës. Sot data 17, është festa e të gjithë shqiptarëve e jo vetëm e Kosovës. Gjatë këtyre tetë viteve Kosova ka treguar sfida e suksese të arritura në çdo fushë dhe veprimtari. Ka treguar se është e zonja të ecë në këmbët e veta e ka treguar se di ti bëjë ballë çdo lloj vështirësie, thuhet në telegram urimin e kryetarit të komunës së Bujanocit Nagip Arifit dërguar isntitucioneve të R.Kosovës.






