Kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi ka pritur sot në kabinetin e tij perfaqësuesen e Kombeve të Bashkuara Simona Mirela.
Në takimin në mes kryetarit Arifi dhe perfaqësueses të Kombeve të Bashkuara Simona Mirela është biseduar për situtën politike ate të sigurisë dhe rrespektimin e të drejtave të njeriut në Luginë të Preshevës.
Pas takimit Arifi tha se e njoftuam diplomaten e Kombeve të Bashkuara zonjën Mirela me situatën politike dhe të sigurisë në komunën e Bujanocit dhe më gjërë, dhe kërkuam që Kombet e Bashkuara të bëjnë trysni më shum në qeverinë e Serbisë që investimet në komunat e Luginës së Preshevës e veçmas në komunën e Bujanocit mos të mungojnë./Lugina Press/






