Sot është firmosur memorandum bashkëpunimi në mes komunës së Bujanocit dhe programit UNOPS që finansohet nga Bashkimi Europian dhe Qeveria e Zvicrrës.
Kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi ka nënshkruar sot marrëveshjen me programin UNOPS që finansohet nga BE për avansimin e administratës lokale.
Komuna e Bujanocit ëshë njëra nga 34 komunat e pa zhvilluara në juglindje dhe jugperëndim që kanë nënshkruar sot marrëveshjen me programin për zhvillim të Progresit Europian të cilin e financon Qevria Zvicrane dhe Unioni Europian, për menaxhim të mirë të resurseve njerëzore dhe kapaciteteve të administratës komunale ka njoftuar Kryetari Arifi.
Në emër të komunës së Bujanocit dokumnetin e ka nënshkuar kryetari Nagip Arifi ndërkaq në emër të programit europian e ka nënshkruar ambasadori i Zvicrrës në Beograd Jean-Daniel Ruch. /Lugina Press/







