Home Aktuale Kosumi: Universiteti është dera e një shoqërie

Kosumi: Universiteti është dera e një shoqërie

868
0
SHARE

 Rektori Bajram Kosumi, ka thënë se studentët dhe cilësia e studimit në UKZ është i vetmi motiv, i vetmi qëllim dhe e vetmja arsye pse jemi këtu, duke shtuar se universiteti është dera e një shoqërie.

Universiteti “Kadri Zeka në Gjilan ka festuar tre vjetorin e themelimit.

Në këtë përvjetor Rektori Bajram Kosumi shkurtimisht ka folur për historikun e këtij institucioni duke shpalosur kështu të arriturat, bashkëpunimet e realizuara deri më tani, si dhe për planet që kanë për qëllim rritjen e cilësisë në mësim.

Rektori Bajram Kosumi, ka thënë se studentët dhe cilësia e studimit në UKZ është i vetmi motiv, i vetmi qëllim dhe e vetmja arsye pse jemi këtu, duke shtuar se universiteti është dera e një shoqërie.

Ai tha se trekëndëshi i krijuar Universiteti, qeveria komunale dhe qeveria qendrore dhe bizneset, paraqet skemën e partnerëve kryesor në Universitetin “Kadri Zeka”.

Rektori Kosumi falënderoj institucionet e Republikës së Kosovës që kanë kontribuar në themelimin e Universitetit, Komunën e Gjilanit dhe komunat e regjionit të cilat poashtu kanë qenë mbështetëse të universitetit në vazhdimësi.

Ai po ashtu falënderoi të gjithë përfaqësuesit e institucioneve publike dhe atyre private,stafin akademik dhe administrativ, studentët për mbështetjen e dhënë në zhvillim të këtij institucioni.

Ndërkaq, kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, në fjalën e tijë ka thënë se i gëzohem rritjes së UKZ-së, sepse arsimi është nyja kryesore në regjionin e Gjilanit, andaj Universiteti “Kadri Zeka” është institucioni konkurrues jo vetëm në Gjilan e rrethinë, por në tërë Kosovën e edhe në rajon.

I pari i Gjilanit ka paralajmëruar se në qershor pritet të nis ndërtimi i kampusit të shkollave të mesme, duke shtuar se është i domosdoshëm edhe vendimi për të filluar planifikimin për ndërtimin e kampusit universitar.

Kurse Mehmet Zylfiu kryetar i Parlamentit Studentor, ka thënë se kjo ditë është e veçantë jo vetëm për Gjilan, por edhe për Anamoravë në përgjithësi. Ai ka uruar menaxhmentin për punën e bërë dhe njëherësh këtë ditë ua ka dedikuar studentëve të cilët siç ka thënë Zylfiu, janë promotorët kryesor.

Në emër të MASHT ka folur Bekim Samadraxha zv. Drejtor i Arsimit të Lartë, i cili ka thënë se si ministri do të jemi në shërbim të rritjes së cilësisë në këtë institucion, sepse gjeneratat e ardhshme duhet të përgatiten dhe të jenë konkurrent me kuadrot e regjionit.

Ndërkohë rektori Bajram Kosumi u ka nda mirënjohje atyre që kanë kontribuar në themelimin dhe konsolidimin e Universitetit si: ish ministrit të Arsimit Ramë Buja, Ilmi Ramadanit, Fitore Malaj, Lutfi Haziri dhe Naim Syla.

Në emër të atyre që u ndan mirënjohje për kontribut në Universitetin “Kadri Zeka”, foli ish Ministri i Arsimit ramë Buja i cili uroi për këtë përvjetor duke thënë se Universitetit ‘Kadri Zeka’ ka sjellë por do të vazhdojë të sjellë suksese të vazhdueshme edhe në vitet e ardhshme, ndërkohë qe ka shprehur kënaqësinë që ka pasur mundësinë e bashkëpunimit me UKZ.

Në ceremoninë e tre vjetorit të UKZ-se kanë performuan studentë dhe Kori i nxënëseve të Shkollës së Mesme të Muzikës në Gjilan./rajonipress/