Home Aktuale Kosovë: Kuvendi blen 140 iPad-ë pa tender publik

Kosovë: Kuvendi blen 140 iPad-ë pa tender publik

719
0
SHARE

Administrata e Kuvendit ka vendosur që t’iu blejë deputetëve tabletë të fjalës së fundit të teknologjisë.

Blerjen e tabletëve, ky institucion e ka bërë nëpërmjet tenderit njëburimor, duke e eliminuar konkurrencën që është baza e ligjit të prokurimit. Kuvendi do t’i blejë 140 tabletë të tipit iPad të prodhimit amerikan “Apple”.

Kuvendi do të paguajë 111 mijë e 860 euro për tabletët së bashku me mbrojtësin dhe pajisjet përcjellëse. E një tabletë për secilin deputetë ka kushtuar rreth 800 euro

Në njoftimin për dhënien e kontratës, Kuvendi ka shkruar se përmes procedurës së negociuar kanë rekomanduar për kontratë kompaninë “Info Com”.

Në këtë njoftim të publikuar në ueb-faeqn e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik thuhet se për këtë tender nuk ka pasur njoftim paraprak e as njoftim për Kontratë, , shkruan Koha Ditore.

Ndërkaq, ligji për prokurim publik e parasheh këtë procedurë të prokurimit, të negociuar pa publikim të njoftimit për kontratë.