Home Aktuale Kosova zë vendin e parë për fotografi, në mesin e 31 shteteve...

Kosova zë vendin e parë për fotografi, në mesin e 31 shteteve konkuruese në Preshevë

855
0
SHARE
Konkursi Ndërkombëtar i Fotografisë “PreFoto”, u mbajt mbrëmë në Preshevë, ku në mesin e qytetarëve, kishte dhe fotograf të shumtë të cilët erdhën nga vende të ndryshme të botës.
Edicioni i shtatë i këtij konkursi kishte mbledhur për herë të parē dhe përfaqësuesit e ministrive të kulturave asaj të Shqipërisë dhe Kosovës. Ministria e Kulturës së Kosovës, u premtoi qytetarëve prezent mbështetje edhe më të madhe në vitet e ardhshme! Disa për të perkrahur, disa për të vizituar dhe disa nga pjesëmarrësit ishin garues, ata u vlerësuan nga juria profesionale ne përbërje të: Arbes Fusha nga Shqipëria, Vladimir Jovanovski nga Maqedonia dhe Mumin Jashari nga Kosova.
Çmimi i parë shkoi për Kosovën, me fotografinë e fotografit Bleron Çaka. Vendi i dytë i takoi Moldavisë me fotografinë “On the way to the market” , Anatolie Poiata. Vendi i tretë iu nda, Willem Halbach nga Holanda me fotografine “ Between concrete”. Anëtari i jurisë, prof. Arbes Fusha ka thene; “ Në mesin e shumë fotografive të mira, ne juria ishim të mendimit të përbashkët se këto fotografi duke u bazuar në kriteret e fotografisē merituan të përzgjidhen.” Stafi I PreFotos se bashku me jurinë, çmimin special ja ndanë fotografit nga Turqia, Musa Talasli me fotografine “After an earthquake”. Dhe cmimin inkurajues, fitoi Iliada Ndoci nga Shqipëria. Stafi i PreFotos, të rinjtë që organizuan, thanë se; shpresojmë që deri ne edicionin e 100-të, të gjithë shtetet të familjarizohemi dhe bashkë të punojmë për te mirat, kualitetet e fotografisë dhe për vendin sic eshte Lugina”./Dionesa Ebibi-Lugina Press/