Në fakultetin filologjik në Prishtinë është zhvilluar konferenca me temën “Trashëgimia Orientale-Islame në Ballkan”.
Rereferuesit konferencën “Trashëgimia Orientale-Islame në Ballkan” e cilësuan me nivel të lartë shkencorë
Qëllimi i kësaj konference sipas organizatorëve ishte zbardhja e Trashëgimisë kulturore me orientim islam në trevat shqiptare.
Abdullah Rexhepi nga Instituti për Shkenca Humane, njëri nga orgnizatorët e conferences theksoi se organzimi nuk ishte i lehtë duke patur parasysh komunikimin me pjesëmarrësit nga vende të ndryshme si nga Jordania, Turqia, Irani, Bosna dhe Hercegovina, Serbia, Shqipëria, Maqedonia si dhe nga Kosova, Në këtë konferencë arritëm të mbledhim 40 kumtesa ku shumica prej të cilave ishin pjesëmarrës në këtë konferencë tha mes tjerash Abdullah Rexhepi
Konferencën e cilësoi të suksesëshme edhe Abdullah Hamiti njëri nga referuesit e kësaj conference.
Ilirjana Kaceli referuese tha se konferenca “Trashëgimia Orientale-Islame në Ballkan” është një ndër konferencat me nivel të lartë shkencorë e cila solli prurje të reja në ligjëratët e ndyshme që u mbajtën nga kumtuesit të cilët sipas këndvështrimit të tyre vlerësuan këtë trashëgimi që ruhet në objeket të ndryshme qoftë materiale qoftë shpirtëore .
Konferenca “Trashëgimia Orientale-Islame ne Ballkan”është organizuar nga Fakulteti i Filologjisë dhe Instituti për Shkenca Humane./ Lugina Press/
[youtube url=” https://www.youtube.com/watch?v=dGanixRoJPg&feature=youtu.be ” width=”560″ height=”315″]






