Home Aktuale Konferenca e IGFM-së për të drejtat e njeriut për tre ditë në...

Konferenca e IGFM-së për të drejtat e njeriut për tre ditë në Tiranë

845
0
SHARE

Në Tiranë këtë javë u zhvillua konferenca ballkanike me temën “Sa respektohen të drejtat e njeriut në Ballkan” në organizim të Forumit Ndërkombëtarë për të Drejtat dhe Lirit e Njeriut (IGFM ) seksioni Maqedoni. Kjo konferencë ishte në organizim të koordinatorit të IGFM-së, Idriz Sinani dhe kryetarit të përgjithshëm të IGFM-së për Europë e botë Karl Hafen.

Në Konferencë treditore ishin të pranishëm pjesëmarrës nëga vendet e ndryshme të rajonit dhe Evropës.
Delegacioni i IGFM i udhëhequr nga Hafen para konferencës vizituan shtëpinë e pleqëve në Shkodër, dhe takime të tjera me zyrtarë të bashkive dhe institucioneve shqiptare.  Konferenca u zhvillua

Në Konferencën e nisur të mërkurën, Sinani si koordinator për Ballkanin hapi konferencën si dhe mbajti një fjalim lidhur me shkeljen e të drejtave të njeriut në Ballkan, posaqërisht për shkeljet flagrante e të drejtave në Maqedoni. Kryetari dhe themeluesi i kesaj Organizate Ndërkombëtare me aktivitet 40 vjeçar Karl Hafen, përshëndeti Konferencën dhe prezentoi një dokumentar prej disa minutave, për shkeljen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në botë, e në veçanti në Ballkan.

Më pas me kumtesat e tyre u paraqitën Etem Xheladini – Maqedoni,  Halit Gashi – Kosovë, Rexhep Abazi nga Serbia, Lulzim Braja dhe Sulejman Gjana nga Shqipria, Ilir Cumani e të tjerë.  Përfaqësuesit e IGFM kanë zhvilluar takime në kuadër të konferencës me shumë përfaqësues të shoqatave joqeveritare të cilat njoftuan për aktivitetet e tyre dhe persona me probleme të ndryshme, ku ju kanë shkelë të drejta elementare.