Home Aktuale Komuna e Bujanocit fillon me shpërndarjen e paketave ushqimore për familjet në...

Komuna e Bujanocit fillon me shpërndarjen e paketave ushqimore për familjet në nevojë

900
0
SHARE

Komuna e Bujanocit, respektivisht Shtabi për Situata të jazhtëzakoshme ka filluar me shpërndarjen e paketave me ushqime dhe higjienë për familjet në nevojë gjatë kësaj periudhe që po mbretëron në vend raporton Lugina Lajm.

Sipas Rahim Salihut, koordinator i vollunterëve pranë Shtabit për situata të jashtëzakonshme, shpërndarja e paketave ka filluar nga dita e djeshme në Tërnoc, derisa sot po shpërndahen nëpër vendbanimet tjera.

Rahim Salihu, gjithashtu potencoi se gjithsejtë do të shpërndahen 140 paketa, të siguruara nga buxheti komunal i Bujanocit.

Më poshtë, ju sjellim shpërndarjen e paketave sipas vendbanimeve:

  1. Bujanoc – 15
  2. Tërnoc – 15
  3. Samolicë 4
  4. Nesalcë – 8
  5. Zarbincë – 5
  6. Muhoc – 5
  7. Breznicë – 5
  8. Bilac – 4
  9. Koncul 6
  10. Letovicë – 3
  11. Llucan – 5
  12. Dobrosin – 3
  13. Turi – 4
  14. Osllarë – 3
  15. Jablanica – 4
  16. Brnjare – 1
  17. B.L. Klenik (Trejak, Klenik, Dreznica, Sveta Petka, Kustica) – 12
  18. Bozinjevac – 3
  19. Levosoje – 4
  20. Lilanca – 3
  21. Krsevica – 4
  22. Klinovac – 4
  23. Spancevac – 3
  24. Zbevac – 2
  25. Rakovac – 2
  26. Zuzelica – 3
  27. Lopardinca – 6
  28. Baralevac – 2