Home Aktuale Këshilli Komunal në Preshevë miraton llogarinë përfundimtare të buxhetit të konsoliduar

Këshilli Komunal në Preshevë miraton llogarinë përfundimtare të buxhetit të konsoliduar

849
0
SHARE

Këshilli komunal në Preshevë mbajti sot mbledhjen e vetë të rregullt me ç’rast anëtarët prezent shqyrtuan dhe miratuan propozim vendimin mbi miratimin e llogarisë përfundimtare të buxhetit të konsoliduar të komunës së Preshevës për vitin 2015.

Anëtarët e këshillit komunal në Preshevë në mbledhjen e mbajtur sot shqyrtuan dhe miratuan porpozim vendimin për miratimin e llogarisë përfundimtare të buxhetit të konsoliduar të komunës së Preshevës për vitin 2015 . Është punuar përafërsisht rreth 5 muajsh në shërbimin e buxhetit të financave në mënyrë për të përmbyllur përfundimisht llogarinë përfundimtare të buxhetit të konsiliduar të komunës së Preshevës për vitin 2014 ka thënë kyretari i Komunës Ragmi Mustafa.
Ndërkaq anëtarët prezent diskutan edhe në pikën te të ndryshmet që behej fjalë për ndarjen e mjeteve për mediat private. Sipas Mustafës janë sjellur dy rregullore të veçanta në harmoni me ligjin rrethë financimit të organizatave joqeveriatre në territorin e Komunës së Preshevës pjesë e buxhetit e cila është miratuar në vitin 2014 në vlerë prej 1 milion dinarësh. Pikat e shqyrtuara dhe miratuar sot nga anëtarët e këshuillit komunal do të adresohen për shqyrtim dhe miratim edhe në Kuvendin Komunal./Lugina Press/