Home Aktuale Këshilli Komunal i Bujanocit ndanë 25 milionë dinarë për realizimin e...

Këshilli Komunal i Bujanocit ndanë 25 milionë dinarë për realizimin e programit të praktikës profesionale

577
0
SHARE

Gjatë ditës së sotme është mbajtur seanca e parë Këshillit Komunal të Bujanocit për vitin 2016 në të cilën janë shqyrtuar dhe aprovuar pika të ndryshme.

Shqyrtimi dhe raporti i punës i këshillit komunal për vitin 2015, shqyrtimi i raportit të punës me planin financiarë të barnatores për vitin 2016, shqyrtimi i raportit të punës i drejtoratit për financa për vitin 2015, shqyrtimi i raporit të punës i drejtoratit për shërbime publike dhe veprimtari shoqërore për vitin 2015 ishin disa nga pikat që janë shqyrtuar dhe u aprovuar nga anëtarët e këshillit komunal.

Ndër pikat më të rëndësishme të kësaj seance sipas këshilltarëve ishte propozim vendimi për realizimin e masave të politikës së punësimit përmes shpalljes së thirrjes publike për realizimin e programit të praktikës profesionale në vitin 2016/2017. Ndërkaq për këtë çështje për vitin 2017 janë paraparë të ndahen 12 milion dinarë ndërsa edhe 13 milon për vitin 2016 për ata praktikantë të cilët tashmë janë duke e mbajtur praktikën profesionale.
Po ashtu e në seancë pikës së 14 propozim rregullorja për ndarjen e ndihmës financiare për student nga territori i komunës së Bujanocit iu dha pëlqimi nga kryesia dhe anëtarët komunal, që nga java e ardhëshme të hapet edhe konkursi për të gjithë studentët e komunës së Bujanocit./Lugina Press/