Home Aktuale KBI në Preshevë, të ndihmojmë ndërtimin e 100 shtëpive

KBI në Preshevë, të ndihmojmë ndërtimin e 100 shtëpive

609
0
SHARE

Kryesia e fondit humanitar e  Kosovës Lindore me seli ne Zvicërr, kanë viztuar Këshillin e Bashkësisë Islame në Preshevë.

 Kryetari i Këshillit të  Bashkësisë Islame në Preshevë me bashkëpuntorë, i cili vepron në kuadër të BIPBM-së  kanë pritur për vizitë kryesinë e fondit humanitar të Kosoves Lindore me seli ne Zvicërr .

 Me këtë rast  Granit Kamberi, kryetar i KBI-së të BIPBM-së theksoi se qëllimi i këtij takimi ishte njohja për së afërmi e aksionit tashmë shumë të përfolur 100 shtëpi.

  Kamberi vlerësoi lartë përojketin për ndërtimin e 100 shtëpive për familjet skamnore në luginën e Preshevës duke e quajtur si një projekt gjigand.
Në takim Kryesia e fondit humanitar e  Kosovës Lindore ka marrë një përkrahje nga KBI e BIPBM-së që të përkrahin këtë aksion duke lobuar dhe nëpër xhami me qëllim të realizimit të këtij projeti gjigand që ka për qëllim ndërtimin e 100 shtëpive në Luginë të Preshevës./Lugina Press/