Home Aktuale Kamberi: Të mos përdoret termi “terrorist”, kur të bëhet fjalë për shqiptarët

Kamberi: Të mos përdoret termi “terrorist”, kur të bëhet fjalë për shqiptarët

739
0
SHARE

Deputeti republikan në parlamentin e Serbisë Shaip Kamberi ka kërkuar që të mos përdoret termi “terrorist”, kur të bëhet fjalë për shqiptarët.

Në vazhdim mund të lexoni më gjërësisht shkrimin e postuar në profilin e tij në facebook Shaip Kamberi.

Në seancën e sotme (e martë 5 maj) të Parlamentit, kërkova nga Qeveria e Serbisë, respektimin e konkluzionit të saj, të aprovuar më 4 qershor të vitit 2013, e me të cilin ajo kishte aprovuar në tërësi informatën e Trupit koordinues nga takimi me përfaqësuesit shqiptarë, që praktikisht do të thotë se kishte aprovuar “Planin 7 pikësh”.
Në mesin e pikave të përmendura ishte edhe ajo e heqjes nga përdorimi të termit “terrorist” kur zyrtarët serb i adresohen shqiptarëve, dhe ajo e “gjetjes së zgjidhjes së përshtatshme për përmendoren e dëshmorëve të UÇPMB-së në Preshevë” dhe atë të “xhandarmerisë në Lluçan”.
Drejtpërderjtë pyetja e shtruar Qeverisë kërkon sqarime se “me cilën arsye të drejtat kolektive të shqiptarëve lidhen nga numri i tyre, duke përdorur si shifër relevate të dhënat jokomplete të Regjistrimit të popullatës të vitit 2012 dhe “Kur do të fillojë realizimi I konkluzionit të qeverisë së datës 4 qershor 2014”.