Home Aktuale Kamberi në Prishtinë: “Kosova të përjashtoi çdo marrëveshje me Serbinë e cila...

Kamberi në Prishtinë: “Kosova të përjashtoi çdo marrëveshje me Serbinë e cila nuk parasheh reciprocitet të të drejtave në mes serbëve të Kosovës dhe shqiptarëve të Luginës (VIDEO)

973
0
SHARE

Në konferencën “Skenarët e Finales së Madhe ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, të organizuar nga Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit dhe Grupi për Hulumtim të Politikave në Ballkan (RIDEA Institute dhe Balkans Policy Research Group) ka marrë pjesë edhe kryetari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi.

Në këtë konferencë të mbajtur sot në Prishtinë, morrën pjesë edhe; presidenti Hashim Thaçi, kryeninistri Ramush Haradinaj, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, kryetarja e PVD-së në Preshevë, Ardita Sinani dhe dhjetra përfaqësues politik e të shoqërisë civile nga Kosova dhe vendet e tjera shqiptare.

Në fjalimin e tij, kryetari i PVD-së në Bujanoc, Shaip Kamberi, ka deklaruar që shqiptarët e Luginës së Preshevës, kanë refuzuar të marrin pjesë në dialogun e mbrendshëm të Serbisë të organizuar nga presidenti serb.

“Nga të gjithë ju dëgjuam që varianti më i rrezikshëm për vendin, është ai i ndrrimit të territoreve me Serbinë. Mirëpo kjo bie ndesh me vullnetin e shqiptarëve të Luginës së Preshevës të shprehur nëpërmjet referendumit të 1 dhe 2 marsit” – deklaroi Kamberi.

Kryetari Kamberi, shtoi se, duhet përjashtuar çdo marrëveshje me Serbinë e cila nuk parasheh reciprocitet me të drejtat e serbëve të Kosovës dhe shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

“Nuk mund të ketë një pakicë me të drejta të privilegjuara në Ballkan, të drejta këto që tejkalojnë edhe konventat ndërkombëtare nga ana tjetër, shqiptarët e Luginës nuk i gëzojnë as të drejtat elementare” – shtoi Kamberi.

Në vazhdim Lugina-Lajm ju sjell të plotë fjalimin e kryetarit të komunës Shaip Kamberi në konferencën e sotme të zhvilluar në Prishtinë./Lugina-Lajm/

 

 

 

Lugina e Preshevës të jetë e përfaqësuar në mënyrë përmbajtësore në bisedimet Kosovë – Sërbi, reciprociteti i patjetërsueshëmNë konferencën "Skenarët e Finales së Madhe ndërmjet Kosovës dhe Serbisë", të organizuar nga RIDEA Institute dhe Balkans Policy Research Group të mbajtur sot në Prishtinë.Pjesmarrës ishte edhe Presidenti Thaçi, kryeministri Haradinaj, përfaqësues politik, të shoqërisë civile dhe ambasadorë të akredituar në Prishtinë.

Posted by Shaip Kamberi on Thursday, 5 April 2018