Sfidë e rinisë së sotit është punësimi. Në mungesë të saj alternativat kryesore ku të rinjtë kanë për kalimin e kohës janë televizioni, muzika dhe frekuentimi i kafeneve me miqtë.
Të pakët janë ata të rinjë të cilët edhe përkundër sfidave të mëdha dhe mungesës së perspektivës me energjitë e tyre arrijnë suksese.
Nehar Maliqi nga Tërnoci i Bujanocit është nga të rrallët që po reflekton gjallërinë dhe idejën e të qenurit i suksesshëm.
Nehari është jurist i diplomuar dhe puntorë i administratës komunale në Bujanoc.
Ky i ri tani ka filluar edhe një punë dytësore në sektorin privat, prerjen e drunjëve me mjetet më moderne.
Për Neharin puna e prerjes së drunjëve aspak nuk është nënçmim ngase puna e bënë njeriun njeri, ai dëshiron që me djersën e tij ta ushqen familjen.
Edhe pse puntorë i administratës komunale në Bujanoc ai vazhdon të merret me punë dytësore derisa ende nuk ka një siguri tek profesioni i tij, përshkak mungesës të një vendimi në kohë të pa caktuar aty punon.
Një gjë që e preukopon Neharin, të gjitha punët duhet ti kryej vetë, nagse askush nuk pranon të punoj si prerës i drunjëve./Lugina Press/











