Home Aktuale Ja çfarë rrëfejnë familjarët e kosovarit që vdiq nga i ftohti në...

Ja çfarë rrëfejnë familjarët e kosovarit që vdiq nga i ftohti në Hungari (Video)

875
0
SHARE

Ekipi i Gazetës Tribuna ka shkuar në familjen e të ndjerit vetëm pak kohë pasi e njëjta është njoftuar nga Ministria e Punëve të Jashtme për tragjedinë që iu ka ndodhur.

“Me 25 dhjetor, e enjte u kon ajo ditë kur Alia ka thirr me telefon nga Subotica dhe na ka lajmëruar se ka për qëllim që të emigroi jashtë vendi”, ka thënë për Gazetën Tribuna, djali i axhës së viktimës, Ajet Fetahu.

Sipas tij, Alia ka gëzuar pension invalidor pasi njërën këmbë e ka pasur të lënduar, por ai thotë se nuk i di arsyet pse i njëjti ka tentuar të dal jashtë Kosove.

“Arsyen nuk e dijmë pse ka dashtë me lshu vendin, por ndoshta ka mëndu që në vendin ku ka dashtë me shku mund të siguroi qëndrim pasi ka qenë invalid”, ka thënë ai, duke shtuar se ekonomikisht si familje nuk qëndrojnë keq.

Ajeti ndër të tjera ka thënë për Gazetën Tribuna se sot rreth orës 09:00, zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Jashtme e kanë lajmëruar familjen për rastin që i ka ndodhur Aliut në Hungari.

I ndjeri ka lënë pas vetës gjashtë fëmijë, 4 djem dhe 2 vajza. Trupi i tij pritet të sillet brenda pak dite nga Hungaria për ceremoni varrimi. /Gazeta Tribuna/

[youtube url=”      http://www.youtube.com/watch?v=-Bx4eFqd9bQ            ” width=”560″ height=”315″]