Home Aktuale Iniciativa për ndërtimin e xhamisë në Maltërnoc niset për së mbari

Iniciativa për ndërtimin e xhamisë në Maltërnoc niset për së mbari

1370
0
SHARE

Mërgimtarët e luginës së Preshevës të cilët jetojnë në Zvicër iu kanë përgjigjur  pozitivisht iniciativës për ndërtimin e xhamisë në Maltërnoc të Bujanocit.

Pas  publikimit  të ftesës për tubimin e mërgimtarëve të Maltërnocit  për të dielën   më  26.02.2017   ku do të diskutohet  për ndërtimin e xhamisë në Maltërnoc ka ndikuar  pozitivisht edhe tek  mëgimtarët tjerë  nga Lugina e Preshevës  të  jetojnë dhe veprojnë  në Zvicër.

Me këtë rast  këshilli organizativ në krye me Qemal Fejzullahun në Zvicër ka shprehur falënderim të veçant për kontribuesit e parë të këtij projekti.

Në  vazhdim  ju sjellim falënderimin e plotë:

Të nderuar bashkatdhetarë

Këshilli Organizativ shpreh falënderim të thellë për Haxhi Isën së bashku me dy djemtë e tij, Bajramin dhe Zejnën nga fshati Geraj – Preshevë, me punë të përkohshme në Zvicër, dhe xhamatli të xhamisë në BÜSSERCH – Zvicër, të cilët me rastin e iniciativës së ndërmarrë mbi rikonstruktimin e xhamisë së fshatit Maltërnoc, në mënyrë vullnetare kanë dhuruar një sasi të konsiderueshme në të holla, andaj i’u jemi mirënjohës për këtë gjest humanitarë, dhe gatishmërinë e tyre në kontributin e dhënë për ndërtimin e xhamisë së fshatit Maltërnoc.

Më datë 19.02.2017
Me respekt:
Këshilli Organizativ
Qemaj Fejzullahu,
Tel. +41763556589

Brenda javës  do të merret iniciativa për  grubllumin e mjeteve edhe në Luginë Preshevës  dhe Kosovë.