Këshilltari politik për siguri në ambasadën e Gjermanisë në Beograd, Micheal Hasenau qa qëndruar sot në kabinetin e kryetarit të komunës së Bujanocit ku është pritu nga kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi dhe kryetari i kuvendit komunal të Bujanocit Jonuz Musliu.

Takimi në fjalë është zhviluar me dyer të mbyllura e pa pronocime për medie për përjashtim të lejimit të marrjes vetëm të disa sekuecave për medie.
Siç merret vesh jo zyrtarisht , këshilltari politik për siguri,i ambasadës gjermane ka shfrytëzuar periudhën e pushimeve për të takuar kryetarin e komunës së Bujanocit Nagip Arifi, ku është interesuar për situatën politike dhe të sigurisë në komunën e Bujanocit.
Ndërkohë në takim është biseduar edhe për situatën ekonomike në komunën e Bujanocit e në përgjithësi në Luginë të Preshevës.
Ndërkaq sipas informacionve Këshilltari politik për siguri në ambasadën e Gjermanisë në Beograd, Micheal Hasenau është I përfshir për të përcjelluar e bisedimet Kosovë–Sërbi. Gjatë ditë së sotme Hazenau është takuuar edhe kryetarin e komunës së Preshevës Ragmi Mustafa, deputetët Riza Halimi dhe Shaip Kamberi, kryetarin e KNSH Galip Beqirin./Lugina Press/






