Zëvendëskryeministri Hashim Thaçi ka thënë se drejtësia e luftës së Kosovës është vulosur në tërë Kosovën me sakrificën e gjithë qytetarëve.
“E kaluara jonë nuk do të gjykohen. Lufta e shenjtë për liri nuk do të gjykohet”, ka thënë Thaçi.
Ai ka thënë se për shkak të së ardhmes duhet të punohet për themelimin e Gjykatës Speciale.
Ministri i Jashtëm ka thënë se e ardhmja e Kosovë do të jetë e mjegullt nëse nuk veprohet ashtu qysh është kërkuar për themelimin e Gjykatës.
“Alternativa tjetër është themelimi i Gjykatës Speciale nga OKB’ja”, ka thënë Thaçi.
Sipas tij, armiqtë e Kosovës e dëshirojnë dështimin e themelimit të Gjykatës Speciale.
“Alternativa është shumë e dhimbshme dhe tërësisht jashtë autoritetit dhe ligjeve të Kosovës”, ka shtuar ai.






