Home LAJME Halimi: Trupin Koordinues ta drejtoj ministër i SNS

Halimi: Trupin Koordinues ta drejtoj ministër i SNS

819
0
SHARE

Deputeti popullor dhe kryetari i PVD-së Riza Halimi ka deklaruar se bashkëpunimi i dy deputetëve nga Lugina me qeverinë e Beogradit ende është në nivelin e analizave të gjendjes dhe se qeveria e Serbisë ende po kërkon mënyrën se si ti ofrohet zgjidhjes së problemeve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Halimi ka thënë se në bisedimet që ka pasë me presidentit Tomislav Nikoliq dhe kryeministrin Aleksandar Vuçiq, ka dhënë sygjerim konkret se në krye të Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë duhet të jetë një ministër nga Partia Përparimtare Serbe (SNS) i cili ka fuqi politike për të zgjidhur problemet.

“Ne insistojmë që Trupi Koordinues të filloj të kryej atë për çka edhe është krijuar para 14 viteve ose më mirë të zhduket, pasi kështu si është, pa pjesmarrje thelbësore të shqiptarëve dhe me një kryetar periferik, më shumë krijohet si një organ për diskrimimin dhe imponim zgjidhje të shqiptarëve të ngjajshme me ato që kanë pasë shtetet kolonizuese” ka thënë Halimi.

Halimi ka thënë se pret ndihmë nga OSBE për të rifilluar dialogun ndërmjet përfaqësuesve shqiptar me qeverinë serbe që është ndërprerë në nëntor të vitit të kaluar.

LEAVE A REPLY