Home Kulturë Grupi Teatral «Aktrimi» e vazhdon aktivitetin humanitar

Grupi Teatral «Aktrimi» e vazhdon aktivitetin humanitar

948
0
SHARE

 

«Të gjithë mërgimtarët tanë e dinë se ishin solidarë në periudha të ndryshme, dhe të tillë janë edhe sot e kësaj dite. Prandaj, ekipi ynë i artistëve dëshiron që publiku nëpërmjet kësaj shfaqjeje të argëtohet, ta shohë si pjesë arti, e më pastaj edhe të ndihmojë», na tha ndër të tjera Veton Ibrahimi.

Dashnim HEBIBI

Pas disa qyteteve nëpër Zvicër, ky grup teatral po përpiqet që edhe nëpërmjet artit të kontribuojë në bamirësi. Është një shfaqje që ia vlen të shikohet nga bashkatdhetarët tanë, e njëkohësisht të japin kontribut edhe për Shkëlqim Zimberin. Aktorët e kësaj shfaqjeje, ose të Grupit Teatral «Aktrimi» nuk e kanë ndërmend të ndalen për ta ndihmuar Shkëlqimin. Siç na tha edhe vetë aktori profesionist, Veton Ibrahimi, ata po gjejnë përkrahje nga artdashësit kudo në Zvicër ku po prezantojnë dhe menjëherë pas shfaqjes po e ndihmojnë Shkëlqimin. Kjo po na gëzon shumë dhe ne do të vazhdojmë edhe në të ardhmen.

Aktorja Yllka Zuzaku Mustafa dhe Ramadan Morina gjatë shfaqjes, «Nuk erdhi Veliu»

Veton Ibrahimi, që njihet edhe si moderator profesionist, ndër të tjera për «dialogplus» theksoi:

«Të gjithë mërgimtarët tanë e dinë se ishin solidarë në periudha të ndryshme, dhe të tillë janë edhe sot e kësaj dite. Prandaj, ekipi ynë i artistëve dëshiron që publiku nëpërmjet kësaj shfaqjeje të argëtohet, ta shohë si pjesë arti, e më pastaj edhe të ndihmojë. Ne u jemi mirënjohës të gjithë veprimtarëve deri më sot, kudo që kemi prezantuar na kanë përkrahur, prandaj do të ecim me shfaqje edhe nëpër qytete të tjera ku ka mërgimtarë.

Shkëlqimi pret ndihmë, ai është në gjendje të rëndë, prandaj kush ka mundësi që të kontribuojë, të japë ndihmë, sepse pa dyshim edhe Perëndia do ta shpërblejë secilin që do ta ndihmojë atë vëlla, të cilit dita-ditës po i keqësohet gjendja shëndetësore. Ju falënderoj edhe Ju dhe mediumin «dialogplus», si dhe të gjitha mediat tjera që na kanë përkrahur dhe po na përkrahin.

Tani e kemi një prezantim tjetër në Luxory Grenchen, Maienstrasse 6, 2540 Grenchen SO, me datë 29 Mars 2015, duke filluar nga ora 17:30, kurse çmimi do të jetë simbolik j 10.00 CHF, e pa dyshim që kush dëshiron të ndihmojë më shumë do ta ketë edhe këtë mundësi». Në këtë shfaqje aktrojnë: Veli Berisha, Ramadan Morina, Yllka Zuzaku-Mustafa, Fikrim Morina, Xheneta Zuzaku-Xhinxha, Avdi Amidi dhe Veton Ibrahimi. Ky është një mision humanitar dedikuar shërimit të djaloshit kumanovar, Shkëlqim Zimberi. Të gjithë ata afaristë apo të interesuarit mund të paraqiten në këta numra telefoni: Ramadan Morina +41 76 268 25 76 dhe Avdi Amidi +41 76 220 18 36. (dialogplus.ch)