Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të qeverisë së Maqedonisë.
Ky vendim është marrë pas një fjalimi të tij pak minuta më herët ndërsa është arritur një marrveshje me pozitës dhe opozitës, që përfshin kthimin e saj në parlament.
Komisari Johanes Han u ka thënë gazetarëve para rezidencës së BE-së se është “arritur marrëveshje” në takimin e liderëve dhe se do ketë zgjedhje parlamentare.






