Organizimi i fushatave elektorale në mënyrë profesionale në Kosovë, ende është larg. Kështu vlerësojnë analistët. Duke debatuar në emisionin “Click” të RTV21 ata thanë se që prej kohësh kemi fushata elektorale që nuk e dijnë cilës audiencë i drejtohen.
Sipas tyre, partitë politike i drejtohen gjithë popullit, duke mos pasur një target të caktuar.
“Fushatat janë gjithmonë ngjarje interesante. Sloganet, programet, paraqitjet, përshkrimi i vetvetes, teshat. Mirëpo unë qysh e shoh edhe sivjet e kjo me gjasë do të jetë edhe në vitet e ardhshme, mendoj se po shkaktohet një keqkuptim cka quhet marketing dhe propagandë. Unë nuk kam parë kurrë që mes fushatës zgjedhore caktohet audienca jote. Ti nuk e din cilës audiencë i dedikohet. Nuk e di me kënd është kah bisedon, për shembull e morëm sloganin e PDK’së. Kjo dëshira për me komuniku me krejt popullin te ne e shënon një proces monumental kur e tërë vëmendja përqëndrohet të lideri. Në parim mendoj se e tërë fushata zgjedhore në Kosovë merret me këto parime profesionale. Partitë në Kosovë shpeshëherë garojnë njëra me tjetrën se sa harxhojnë në fushatë.E gjithë fushata edhe ajo që do të shohim në vazhdim ka me qenë një proces rutinor”, ka thënë analisti Dukagjin Gorani.
Ndërkaq Genc Meraku, njohës i Marrëdhënieve me Publikun, tha se liderët duhet të komunikojnë më shumë me ata që i kanë votuar edhe më parë.
“Ndikimi i këtij viti do të jetë ndikim për tetë vitet e ardhshme të organizimit të skenës politike. Si e mbanë atë votë, për ta mbajtur votën duhet të komunikohet me ata që ta kanë dhënë votën deri tani”, ka thënë Meraku..gazetaexpres/luginapress






