Home Aktuale Ftesë për shënimin e 40 vjetorit të ...

Ftesë për shënimin e 40 vjetorit të maturës e gjeneratës 1974/78 e SH.M.T Vasilije Smajeviq në Bujanoc

1224
0
SHARE

Tanimë është  bërë një traditë e mirë e takimeve të gjeneratave të cilat kohë më parë kanë kryer  shkolla e fakulteteve të ndryshme. Takimet e tilla, qofshin ato që mbahen për herë të parë, apo herë tjetër, në përvjetorë të ndryshëm,  janë ngjarje mbresëlënëse, janë përjetim e kënaqësi e veçantë për pjesëmarrësit.

Me këtë rast njëri nga shokët e gjeneratës 1974/78 e  SH.M.T Vasilije Smajeviq në Bujanoc, Naser Zahiri ka marrë iniciativën për organizimin e një takimi me  shokët e  gjeneratës për të shënuar 40 vjetorin e maturës. Në vazhdim ju sjellim një shkrim të tij në të cilin shihen disa fjalë mbresëlënëse për një takim të tillë:

 

Shokë të gjeneratës 1974/78 të SH.M.T Vasilije Smajeviq

 

Me kënaqësinë më të madhe do të dëshiroja që në një kohë sa më të shkurtër(verës) të takohemi dhe t’i evakojmë kujtimet e së kaluarës.

Të takohesh me shokët e gjeneratës së para katërdhjetë viteve, është një histrori në vete, e historinë do ta bëjëm nje.

Ishim si një familje, të mirën e të keqën e ndanim së bashku e ato zënka të vogla rreth sportit për ne, sot  janë një emocion i veçantë. Ishim gjenerata e parë dhe jetonim në një kohë të pa kohë  ku koha mundohej t’na gllabëronte, ishte vështirë, por ne ia dolëm, sepse ishim të bashkuar e në këtë unintet ndikuan ish mësimdhënnësit e nderuar të cilët me nostalgji i përkujtojmë.  Ing .Xhevat Fejzullahu, Ing.Shaban Shabani, ing.Ismet Ramadani, Ing. Rami Zulfiu, Prof.Skënder Gashi, Prof.Mejdi  Rufati, Prof.Ridvan Limani, prof.Musa Limani e në veçnati kujdestarin Xhelal.

FOTO: 07.03.1978 Nga e majta në këmbë: Zjadin Demiri, Samet Shabani, Avni Ibrahimi, Naser Zairi, Sadullah Avdiu, Latif Hamidi, Riza….. Nga e majta: Agim Isamili, Haki Isalmi, Nehat Hajredini,Habim Sopi, Sylejman Thaçi,Naim Dehari

Kënaqësinë e këtyre evokimeve po e zbeh  vdekja e disa shokëve dhe profesorëve, por kujtimi  mbi ta , neve  edhe më tepër na forcon dhe na jep  forcë për një rrugëtim më të frytshëm.

Thonë se shpresa vdes e fundit, por unë shpresoj dhe besoj që kumtit të shoqërisë së gjeneratës  1974/1978 t’i përgjigjemi, të përqafohemi  si dikur dhe lidhjet tona t’i ripërtrijmë, për t’i mos hubur kurrë.

Në  çdo kohë për ju

                                                                                       Prof Naser Zairi.Tërrnovc

                                                                                       Nr i kontaktit  +381(0)62 8479069