Home Aktuale Foto që i ndryshoi jetën refugjatit sirian

Foto që i ndryshoi jetën refugjatit sirian

1031
0
SHARE

Kur Gissur Simonarson, një aktivist nga Oslo, Norvegjia, postoi një foto javën e kaluar, ku shfaqet një baba më vajzën e tij të vogël  në krah, shiste stilolapsa në rrugët e Beirutit, arritë të ketë më shumë se 6000 përcjellës.
“Kjo foto është tmerrësisht emocionale,” tha Simonarson.” E shikoni, ai mban në stilolapsat sikur të jenë gjëja e vetme që ka në këtë botë.”

CNRYIKYWoAAtz1_
Brenda pak orësh, kërkesa për ta ndihmuar u përhap nëpër shumë vende të botës. Por, nuk e kishte idene se kush ishte njeriu që e kishte fotografuar, transmeton Gazeta Blic.
“Kam kërkuar ndihmën e rrjeteve sociale,” tha ai.
Pas disa ditë kërkimesh, Simonarson e gjeti Abdulyin. “Më në fund e gjeta,” kishte shkruar ai në Twitter. “Ishte punë e mundimshme, por që i’a vlejtur. Tani, duhet ta ndihmojmë!”
Babai i vetëm i dy vajzave, ishte tronditur kur kishtë mësuar se ishte subjekt i një kërkimi ndërkombëtar, transmetom Gazeta Blic. Vajza e tij 4-vjeçare, e cila në foto me babain është duke fjetur, duket shumë e gëzuar në fotografinë me Carol Maloufin, e cila është njëra ndër aktivistet që ndihmuan për të gjetur familjen.

CNgPB_aUwAAJ_2X
Fushata e cila është iniciuar në mediat sociale, ka për qëllim që t’i ndihmojë Abdylit, shtëpia e të cilit ishte në Yarmork, në një nga vendet më të rrethuara në Siri, transmeton Gazeta Blic.
Brenda 30 minutash, kampanja #BuyPens kishte arritur qëllimin e saj.
“Unë mendoj se pikërisht kjo fushatë dëshmon se njerëzimi ende nuk e ka humbur vlerën e vet,” tha Simonarson. Vetëm në 24 orë, rreth 3 mijë njerëz kanë arritur të bëjnë një shumë prej 80 mijë dollarësh.CNbxPHkUsAAPkhd
“Kur ai (Abduli) dëgjoi se sa të holla ishin mbledhur, filloi të qajë,” tha Simonarson. “Ai është aq mirënjohës sa nuk di si të ju falenderojë të gjithve.”
Abduli ka deklaruar se më në fund mund të dërgojë vajzat në shkollë. 35-vjeçari, i cili në Siri kishte punuar në një fabrikë çokollatash, ka lëshuar vendin e tij pasi ka shpërthyer lufta dhe ndër të tjera ka shtuar se me këto të holla do të ndihmojë edhe refugjatët tjerë.
Abduli dhe dy vajzat e tij janë në mesin e refugjatëve tjerë, që kanë ikur nga Siria, Jordani dhe Libani, në kërkim të një jete më të mirë.