Home Aktuale Forumi Rinor Islam në Preshevë mendon për jetimat e Luginës

Forumi Rinor Islam në Preshevë mendon për jetimat e Luginës

1078
0
SHARE

Forumi Rinor Islam në Preshevë në kuadër të aktiviteteve të veta për vitin 2014, ka bërë    shpërndarjen e 50 Bursave  për Jetimat  e Luginës  së  Preshevës,  tek lokalet e FRI-së, në bashkëpunim me organizatën IHH nga Stambolli i Turqisë raporton Lugina Press.

 Jetimat 1

 Forumi Rinor Islam në Preshevë,  në këtë  aksion humanitarë  i ka shpërndarë fëmijëve  jetimë me  kushte shumë të vështira ekonomike.

“Gjatë këtij aksioni kemi shpërndar  50 bursa për 50 jetimat për 6 muaj Janar-Qershor 2014,  njëherit në këtë aksion janë shpërndar 50 pako ushqimore dhe 50 pako veshëmbathje për jetimët e Luginës së Preshevës. Forumi Rinor Islam në Preshevë i ka dhënë një rëndësi të veçant të rinjëve e sidomos të rinjëve jetim në Luginë të Preshevës, ngase edhe vet feja jonë e bukur i ka dhënë një randësi të vecantë jetimave” shprehet Bejtulla Veseli kryetar i FRI-së në Preshevë .

llukiiiii

Veseli më tej thot se Islami i jep rëndësi të vaçntë kujdesit ndaj jetimëve duke thënë se:

Allahu Fuqiplot thotë në K’uran ” Pra mos e përulë jetimin”.( Ed-Duha:9)

 Kurani Fisnik në shumë vende potencon përkujdesjen ndaj jetimave , kurse numri i këtyre ajeteve Kuranore që flasin në këtë temë është 23 vende në këtë libër të shenjtë. 

   Po ashtu ka edhe shumë hadithe që flasin për vlerën e kujdesit të jetimit , por njërin nga këta po e potencojmë, thotë Pejgamberi a.s. ” Unë dhe kujdestari i jetimit do të jemi në Xhenet kështu “( dhe tregoi gishtin tregues dhe të mesmin dhe zbrazëtiren ndërmjet tyre).  Nuk ka dyshim se nevojat e jetimave janë të shumëta dhe të mëdha, për shkak të zbrazëtirës që ndjehet në familjen dhe jetën e tyre, prandaj ne duhet të bëjmë çmos që sadopak të kontribuojmë në drejtim të zbutjes së halleve dhe brengave të tyre. Për më tepër kur një vepër e tillë bamirëse i forcon lidhjet tona me Zotin e Madhërishëm në këtë botë, si dhe na mundëson shoqërinë e Pejgamberit a.s. në Xhenet përdundoi  përfundoi Bejtulla Veseli kryetar i FRI-së në Preshevë./Lugina Press/