Home LAJME Fjalim i Idriz Sinani-t kryetarit të IGFM-së në Maqedoni për protestën e...

Fjalim i Idriz Sinani-t kryetarit të IGFM-së në Maqedoni për protestën e sotme

1151
0
SHARE

Të nderuar Qytetar!

Të nderuar organizator të këtij tubimi madhështor!

Jemi tubuar këtu për të shprehur indinjatën tonë për qeverinë e keqe të Nikola Gruevskit që po e udhëheq prej disa vitesh Maqedoninë dhe qytetarët e saj.

Ne sot jemi tubuar këtu nën flamurin e Qiellit të pastër të demokracisë dhe lirisë. Ne duam vendi ynë që përbëhet nga popujt dhe kulturat e ndryshëm të ecim përpara përkrah vendeve, anëtarë në NATO dhe BE. Maqedonia nuk duhet të shohë nga Lindja, por nga Perëndimi.

Prej kaq vitesh ne jemi të rrethuar nga diktatura e qeverisë mafioze të Nikolla Gruevskit e cila në vend që ta çojë vendin përpara, po e kthen pas, në luftëra etnike dhe fetare. Ne duhet ti themi STOP kësaj qeverie, Ne duhet ti themi IK NIKOLLA GRUEVSKI sepse kombet e Maqedonisë nuk të duan, nuk do të ndjekin ty dhe garniturën tuaj në tunelin pa dritë ku po na fut.

Jemi tubuar këtu sepse duam ndryshimin e madh, ndryshimin e qeverisë, ndryshimin e drejtuesve të Gjykatave, Prokurorisë, Policisë të cilët nuk gjykojnë në bazë të fakteve, por në bazë të urdhrave që jep vetëm një njeri, ai i pagdhenduri Nikolla Gruevski.

Ne sot i themi Nikolla Gruevskit se nëse e do vërtetë Maqedonin dhe qytetarët e saj, ai duhet të largohet paqësisht nga drejtimi diktatorial, ne i themi IK NIKOLLA GRUEVSKI sa nuk është vonë, mos u bë kopje e keqe si Millosheviçi, Gadafi, etj., sepse popujt që duan Lirinë dhe Demokracisë nuk i durojnë diktatorët, por i rrëzojnë ata.

Shqiptar, maqedonas, serb, romë, vlleh, turq, boshnjak, etj., në lindje dhe në perëndim, në jug dhe në veri, me besimin në vetvete të mblidhemi bashkë me dorën në zemër për të shpëtuar atdheun tonë të përbashkët Maqedonin nga lufta qytetare ku po kërkon të na fus Nikolla Gruevski me klikën e tij.

Ju, deputet, ministra, drejtor, ju bëj thirrje se s’ka ç’ju duhet pasuria, karrigia e butë nëse ju mungon liria, ju jeni lodra në duart e Gruevskit, çlirohuni dhe bashkohen me ne. Shikoni sa jemi sot, dhe nesër do jemi edhe më shumë sepse ne besojmë tek Liria dhe Demokracia e përbashkët, ne besojmë tek Maqedonia në NATO dhe BE, ne besojmë tek Maqedonia e të gjithë kombeve që jetojnë në këtë vend.

Nikolla Gruevski nuk është patriot sepse ai njeri që beson vërtetë në vetvete se është patriot nuk punon për të shkatërruar Maqedonin, nuk vepron me diktaturë mbi qytetarët e saj sepse Maqedonia i përket të gjithëve. Maqedonia sa është e maqedonasve aq është edhe e shqiptarëve, serbëve, turqve, romëve, boshnjakëve, vllehëve, etj.

Unë jam këtu sot se besoj tek Liria dhe Demokracia, besoj tek bashkëjetesa jonë, besoj tek Paqja që duam ta ndërtojmë dhe ta ruajmë të gjithë bashkë. Rroftë Demokracia, Rroftë Paqja jonë.

 

 

Kryetari i FNDLNJ-së për Maqedoni
      IDRIZ SINAN