Home MAGAZINA Filmi që u xhirua për 12 vite (Video)

Filmi që u xhirua për 12 vite (Video)

735
0
SHARE

Xhirimet e filmit “Boyhood” kanë zgjatur plot 12 vite dhe gjatë gjithë kësaj kohe, aktori Ellar Coltrane ka luajtur të njëjtin rol.

Aktori ishte gjashtëvjeçar kur prindërit e tij nënshkruan kontratën që ai t’i bashkohej ekipit të aktorëve.

Regjisori Richard Linklater kishte dashur që në mënyrë sa më origjinale të tregonte rritjen e një djaloshi, prandaj ka kërkuar nga Coltrane që kohë pas kohe secilin vit të kthehej në xhirime deri në ditën kur protagonisti kryesor fillon studimet.

Coltrane, tash 19 vjeç, ka thënë se kjo ka qenë një përvojë e çuditshme dhe vetëm kur është rritur e ka kuptuar se në çfarë është përfshirë. Megjithatë, është shprehur i kënaqur me atë që ka dalë në fund nga filmi.

Rolet e prindërve të djaloshit i luajnë Ethan Hawke dhe Patricia Arquette.