Home Aktuale Fillon realizimi i projektit “Edu karavan” 2015(Video)

Fillon realizimi i projektit “Edu karavan” 2015(Video)

1411
0
SHARE

Ka filluar sot realizimi i projektit “Edu karavan” i cili është dedikuar për fëmijët e prodhuesëve të duhanit nga territori i Preshevës dhe Bujanocit.
Shoqëria “Çelësi i Artë” nga Nishi edhe këtë vit po realizon projektin “Edu karavan”, i cili është dedikuar për fëmijët e prodhuesëve të duhanit nga territori i Preshevës dhe Bujanocit.

5Aktivitetet kryesore të karavanit do të realizohen gjatë dy muajve korrik dhe gusht përmes puntorive kreative dhe edukative.
Edukatorët çdo ditë vijnë nga në shkollat fillore „Мuharrem Kadriu“ në Tërnoc dhe „9 Maj“ në fshatin Leran , ndërsa fëmijët nga fshatrat tjera do të udhëtojnë me autobus.
Projekti “Edu karavan”, mbështetet po ashtu nga Zyra për të rinj e Bujanocit dhe Preshevës.

Vjollca Aliu
Vjollca Aliu nga zyra për të rinj në Bujanoc, koordinatore lokale e projekti tha se ky është viti i dytë që zyra për të rinjë në Bujanoc e përkrah këtë projekt.
Zyra për rë rinjë në Bujanoc është partner lokal e projektit. Janë mbi 100 fëmijë të cilët do të kalojnë dy muaj së bashku. Zyra për të rinjë po ashtu ka punuar në atë drejtim që të angazhoj si përkthyes vullnetarët e saj, ku këtë vit kemi shpallur konkurss kur janë angazhuar 7 përkthyes me pagesë ka thënës mes tjerash Vjollca Aliu.
Projekin “Edu karavan”, po e mbështetet edhe shkolla fillore “Muharrem Kadriu”nga Tërnoci.
Ky është viti i dytë që shkolla jonë është duke e mbështet projektin në fjalë duke iu dhënë në shërbim kuzhinën e shkollës për realizimin e projkektiti në mënyrë që fëmijët e komunës sonë të kenë mudnësi të marrin mësime në puntorit që do të zhvillohen në projet tha Naim Salihu ushtrues i detyrës së drejtorit të shkollës fillore “Muharrem Kadriu” në Tërnoc.

10

Projektit “Edu karavan” është i dedikuar parasëgjithash fëmijëve të prodhuesve të duhanit, nga mosha 7 vjeçare. Ky projekt ka për qëllim që fëmijëve nga fshatrat e komunës së Bujanocit dhe Preshevës, t’ia bëjë këtë verë 2015 më të bukur .Fëmijët do të kenë mundësi të shoqërohen, zbaviten dhe të mësojnë më shumë rreth ekologjisë, për të drejtat e njeriut, mbrojtjen e mjedisit jetësor ,ushqimit të shëndetshëm dhe mënyrës së shëndetshme të jetesës.

[youtube url=”   https://www.youtube.com/watch?v=9729d4FwL4s   ” width=”560″ height=”315″]
Përmes këtij projekti do të ju mundësohet fëmijëve që me punën e tyre të krijojnë bizhuteri, të pikturojnë dhe dekorjnë pëlhura dhe veshje, të krijojnë murale dhe krijime tjera të objekteve të ndryshmë artistike. – Në kuadër të projektit do të zhvillohen lojëra të ndryshme zbavitëse dhe në të njejtën kohë duke garuar mes vehti , dhe të gjitha këto do të regjistrohen përmes fotove dhe videove./Lugina Press/