Home Aktuale Felix Baumgratner do të vizitoj Bujanocin dhe Kosovën

Felix Baumgratner do të vizitoj Bujanocin dhe Kosovën

772
0
SHARE

 Në fillim të muajit Prill, shefi i zyrës për Integrim të kantonit St. Galen dhe Qytetit Wil   do të   vizitoj  Bujanovcin dhe disa fshtra shqiptare  të këtij rajoni.

 Felix Baumgarner në këtë vizitë do të jetë me regjisorin e kantonit St.Gallen,-kordinator i Qendrës Kinematografike dhe Kulturore komunale Valton Jakupi që njëherit është edhe bashkprojektues i projekteve kulturore për Integrim në këtë Kanton.

 “Qëllimi i kësaj vizite është njohja më e mirë e vendeve me banim të shqiptarve, ku një numër i madhë jetojnë edhe në kantonin St. Gallen. Në kuadër të kësaj vizite shefi i zyrës për Integrim të kantonit St. Gallen Felix Baumgartner dhe regjisori Valton Jakupi do të kenë takime edhe me Kryetarin e Komunes se Bujanocit  Nagip Arifin, po ashtu me Deputetin Popullore Shqiptar në Parlamentin e Republikës së Serbisë Shaip Kamberin si dhe Kryetarin e Keshillit Nacional Shqiptar  Galip Beqirin“ thuhet në njoftim.

Felix 1 1 

Gjatë kësaj kohe ata do të vizitojnë  edhe shkollën fillore  “Muharrem Kadriu“ në Tërnoc dhe Gjimnazin e Preshevës.

 Vizita e këtyre dy përfaqësuesve Kantonal për Integrim dhe Kultur në Zvicër do të vazhdoj edhe në disa qytete të Kosovës, Maqedonisë dhe Malit të zi ku do të takohen me përfaqësues politik, përfaqësues për Integrim dhe Kulture si dhe me disa Parti Politike. Felix Baumgartner është njëherit edhe Producenti kryesore i filmit dokumentar me titull Cili je Ti, në regji të regjisorit Valton Jakupi ku në këtë film flitet mbi Shqiptarët në Zvicer, dhe që do të jetë premiera në muajin Maj, dhe i cili është realizuar me ndihmën e organeve Kantonale SG dhe të qytetit Wil. Filmi është i realizuar në gjuhën Gjermane dhe është i titruar në gjuhën Shqipe. Ku kësaj vizite do ti bashkohet edhe aktori Blerim Abazi, njëherit pjesmarës-aktore në filmin e ri CILI JE TI.

Felix Baumgartner dhe regjisori Valton Jakupi, kanë filluar disa pilot projekte kantonelae për shqiptarët në këto kantone, ku vlenë të theksohet aftësia mësimi të gjuhës shqipe për femijët  parashkollorë, takimi mes shqiptarve dhe organeve kantonale që mbahet nje herë në vite dhe shume projekte të tjera për shqiptarët në këtë kanton thuhet në njoftimin e ardhur nga Zvicrra./LuginaPress/