Futbollisti i Liverpoolit, Emre Can, ka deklaruar se ai nuk është lojtar i denj për të zëvendësuar kapitenin e “The Reds”, Steven Gerrardin.
Ikona angleze në fund të këtij sezoni do të largohet nga “Anfield” për të nisur një eksperiencë të re në futbollin amerikan.
“Kurrë nuk mund ta zëvendësoj Steven Gerrardin. Trajneri e di se unë preferoj rolin në mesfushë dhe unë e shoh vetën aty në të ardhmen. Por, krahasimet e mëdha me Steven Gerrardin…unë kurrë nuk mund të jem si ai”, ka thënë Can.
“Ai ka luajtur për Liverpoolin që nga fëmijëria e tij dhe tashmë është legjende e gjallë. Unë jam Emre Can dhe do të vazhdoj në mënyrën time. Të arrish një karrierë sikur Gerrard do të ishte ëndërr, por është shumë vështirë”, shtoi ai.






